Vjedhësit në Shkup në aksion, për pesë muaj vidhen 695 vetura

Shkupi

Vjedhësit në Shkup në aksion, për pesë muaj vidhen 695 vetura

Më: 25 qershor 2017 Në ora: 18:23
Ilustrim

Afër tridhjetë automjete janë dëmtuar nëpër komuna të ndryshme në Shkup edhe atë vetëm gjatë njëzet ditëve të para të qershorit. Sipas raportit të MPB-së më një qershor janë dëmtuar 6 vetura në bulevardin “Ilindenska”, 10 vetura në “Garazhë”, pesë vetura në rrugën “Preseka”, ndërsa në garazhin nëntokësor në bulevardin “Teodosij Gologanov” janë dëmtuar 20 vetura.

Në disa raste nga veturat e dëmtuara nuk është e vjedhur asgjë edhe pse ka pasur gjëra me vlerë brenda thonë pronarët. Më së shumti dëmtohen xhamat dhe pjesa e jashtme e automobilave. Rastet e tilla shpeshherë postohen në grupin e facebook-ut “Murri i turpit të komunikacionit”.

Nga MPB-ja informojnë se të gjithë veprimet e ndërmarra në procedurën para hetimore nga prokurori publik apo nga policia janë sekrete, andaj nuk mund të publikojnë më shumë detaje.

Nga MPB-ja informojnë se deri më një maj të këtij viti janë regjistruar 695 vjedhje të rënda të automobilave dhe janë dëmtuar 79 tjerë. Më së shumti vetura të vjedhura ka në komunën qendër të Shkupit me 202 vjedhje, më pas Gazi baba me 99 vjedhje ndërsa e treta është komuna e Karposhit. Dëmi material sipas vlerësimit të MPB-së ka vlerë prej rreth një miliardë e dyqind milion denarë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat