Bettel e quan Maqedoninë ”vendi me kryeqytet Shkupin”

Shkupi

Bettel e quan Maqedoninë ”vendi me kryeqytet Shkupin”

Më: 28 qershor 2017 Në ora: 14:07
Ilustrim

Kryeministri i Luksemburgut, Xavier Bettel, ka zbuluar një detaj në lidhje me mënyrën se si vendet e BE-së i qasen Maqedonisë kur përmendet emri i shtetit.

Duke iu përgjigjur korrespondentit të AIM-së, dhe duke folur për krizën e migrantëve, Bettel deklaroi se nuk ka patur diskutime zyrtare për akomodimin e emigrantëve në Shkup dhe se për shkaqe politike duhet të themi ”vendi me kryeqytet Shkupin”.

Bettel tha se në Samitin e Këshillit të Evropës është diskutuar që edhe Ballkani duhet të merr përgjegjësi përprogramin e strehimit të refugjatëve. Në lidhje me këtë, Dimitris Avramopoulos, eurokomisioner për çështjen e refugjatëve, ka deklaruar në Strasburg se Brukseli du të nisë bisedime me Qeverinë e re të Maqedonisë për këtë çështje.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat