Nimetz në Shkup: Nuk kam sjellur propozim, jam këtu për të biseduar për përparim

Shkupi

Nimetz në Shkup: Nuk kam sjellur propozim, jam këtu për të biseduar për përparim

Më: 1 korrik 2017 Në ora: 10:15
Përfaqësuesi special i Kombeve të Bashkuara në bisedimet mes Maqedonisë dhe Greqisë, Methew Nimetz

Përfaqësuesi special i Kombeve të Bashkuara në bisedimet mes Maqedonisë dhe Greqisë, Methew Nimetz, prej sot deri më katër qershor do të jetë në Shkup, ku do të zhvillojë bisedime me krerë të lartë shtetëror për mundësinë e zgjidhjes së çështjes së emrit.

Ai në Maqedoni dhe rajon nuk ka qenë për më shumë se dy vite.

“Shpresoj se vëmendja do të kthehet në këto çështje. Jam këtu të testoj gadishmërinë tek të gjitha palët për përparim serioz. Këtë radhë nuk sjell propozim”, tha Nimetz.

Ai tha se është mirë dhe jep shpresë që qeveri e re dërgon sinjale se është e gatshme të punojë për marrëdhënie të mira fqinjësore.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat