Plaçkiten një farmaci dhe një dyqan në Shkup

Shkupi

Plaçkiten një farmaci dhe një dyqan në Shkup

Më: 11 korrik 2017 Në ora: 15:20
Ilustrim

Në Shkup mbrëmë në polici janë denoncuar dy raste për plaçkitje.

Rreth orës 20:40 në Shkup, në rr. “Kemal Sejfulla”, në farmacinë “Eurofarm”, një person i panjohur ka spërkatur punonjësen me spërkatës lotsjellës dhe duke e kanosur me pistoletë ka kryer plaçkitje, duke ia marrë fitimin ditor dhe duke e braktisur vendin e ngjarjes. Janë duke ndërmarrë masa për gjetjen e autorit.

Rreth orës 22:45 gjithashtu mbrëmë në Shkup në bul. “Koço Racin”, në Tobako “Korner”, një person i panjohur me kanosje me thikë ka kryer plaçkitje ndaj punonjëses, duke ia marrë fitimin ditor, me ç’rast është arratisur.

Policia është duke ndërmarrë masa për gjetjen e autorit. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat