Një tjetër tërmet, tashmë në Shkup

Shkupi

Një tjetër tërmet, tashmë në Shkup

Më: 15 korrik 2017 Në ora: 17:02
Ilustrim

Një tërmet prej 3 gradë është regjistruar sot në 12:44 minuta në zonën e epiqendrës në Shkup, informoi Observatori Sizmologjik i Shkencave Natyrore dhe të Matematikës në Shkup.

Epiqendra e tërmetit ishte 5 kilometra në perëndim të zonës qendrore të Shkupit.

Tërmeti u ndje nga qytetarët e Shkupit, kryesisht në pjesën perëndimore të qytetit.

Sipas Qendrës Sizmologjike Evropiane Mesdhetare, tërmeti u ndje edhe në kufirin Maqedoni-Kosovë dhe kufrin e Maqedonisë me Serbinë.

Dje dhe mbrëmë ka pasur tërmete në Ohër dhe Prespë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat