Damçevski nuk e konteston rritjen enorme të çmimeve të hoteleve në Shkup

Shkupi

Damçevski nuk e konteston rritjen enorme të çmimeve të hoteleve në Shkup

Më: 17 korrik 2017 Në ora: 13:14
Ilustrim

Punëtorët turistik kërkojnë që të objektet hotelierike të vazhdojnë me punë, sidomos ato kapacitete të rajoneve rurale, të angazhohen të rinjtë dhe studentët gjatë sezonës turistike, e jo ta lëshojnë Maqedoninë.

Këta punëtorë kërkojnë që kapacitetet turistike dhe akomoduese të kategorizohen nga persona kompetent.

Gjithashtu, kërkohet që seminaret, aktivitetet edukative dhe të tjerat të bëhen brenda Maqedonisë, e jo jashtë, pasi që kjo, sipas tyre, do të ndikonte në mbështetjen e sektorit të turizmit dhe hotelierisë.

Zv. kryetari i Shoqatës së hotelierisë dhe turizmit pranë Odës Ekonomike të Maqedonisë, Goran Damçevski, tha se çmimet në treg formohen kurse Shoqata nuk ka kompetenca që të ndikojë.

Në lidhje me rritjen enorme të çmimeve para Super Kupës Evropiane, Damçevski theksoi se këto çmime nuk do të mbeten të njëjtë, duke shtuar se kur ka kërkesë, rriten edhe çmimet. Ai thotë se çmimet prej 1000 euro në hotele ndoshta nuk do të rezervohen.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat