Prej nesër regjim të posaçëm i qarkullimit dhe këmbësorëve në afërsi të stadiumit në Shkup

Shkupi

Prej nesër regjim të posaçëm i qarkullimit dhe këmbësorëve në afërsi të stadiumit në Shkup

Më: 6 gusht 2017 Në ora: 14:42
ilustrim

Për shkak të Super kupës së UEFA-së, të caktuar për më 8 gusht në stadiumin e futbollit “Arena Telekom” në Parkun e Qytetit në Shkup, prej nesër do të vendoset regjim i posaçëm i qarkullimit dhe këmbësorëve për rrugët në afërsi të stadiumit.

Ministria e Punëve të Brendshme njoftoi se prej nesër në orën 08:00 e deri në përfundim të ndeshjes, gjegjësisht deri më 9 gusht në rajonin e udhëkryqeve të rrugëve “Aminta Treti” (ish “Leninova”) dhe “Jordan Haxhi Konstantinov-Xhinot” do të lëshohen persona dhe automjete të cilët kanë akreditim adekuat nga organizatori i meçit-UEFA.

Gjithashtu, në ditën e ndeshjes, në varshmëri nga intensiteti i qarkullimit, nuk përjashtohet mundësi e mbylljes për qarkullim edhe të bulevardit “Ilinden” në shtrirjen nga objekti i Qeverisë së RM-së e deri në udhëkryqin me rrugën “Ruzveltova”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat