Shkup, helmohen disa persona nga hamburgerët

Shkupi

Shkup, helmohen disa persona nga hamburgerët

Më: 19 gusht 2017 Në ora: 13:11
Ilustrim

16 persona me simptoma të helmimit nga ushqimi janë hospitalizuar në Klinikën Infektive të Shkupit, pasi që kanë ngrënë hamburgerë në një restorant për ushqime të shpejta “Sedmica” në Karposh të Shkupit.

Ministria e Shëndetësisë thotë se është kryer mbikëqyrje inspektuese në objektin, i cili tani është i mbyllur.

Nga ekspertiza e objektit është konstatuar se gjendja e përgjithshme higjieno-sanitare është e mirë dhe se aty nuk bëhet përgatitja e ushqimit. Përgatitja e ushqimit bëhet në tjetër lokacion dhe me dy automjete transportohet deri në dyqan dhe në disa objekte tjera në Shkup.

Nga Ministria thonë se po vazhdon ekspertiza për gjetjen e arsyeve se si ka ardhur deri te helmimi i klientëve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat