Jovanovska: Klinika për Gjinekologji ishte lënë pa pajisje dhe personel

Shkupi

Jovanovska: Klinika për Gjinekologji ishte lënë pa pajisje dhe personel

Më: 25 gusht 2017 Në ora: 18:33
Klinika për Gjinekologji- Shkup

Drejtoresha e IPSH pranë KGJO, Viktoria Jovanovska sot përmes një kumtese me shkrim reagoi në, siç thekson, shpifjet dhe të pavërtetat e nxjerra nga ana e VMRO-DPMNE-së. Thekson se ajo, e cila për drejtoreshë është emëruar para saktë dy javësh me përvojën paraprake profesionale prej 20 vjet përvojë në KGJM, specialiste gjinekologe obstetër e cila në asnjë moment nuk e ka rrezikuar punën e institucionit e as jetën dhe shëndetin e asnjë pacienti.

“Qindra lindjet dhe pacientët e operuar flasin për profesionalitetin dhe kualifikimet e konfirmuara me rezultatet e vetë pacientëve të njohurisë sime me bashkëshorten e kryeministrit. Emërimi im është rezultat i punës së kryer, qasjes së përgjegjshme dhe vizionit për përparim”, thekson dr. Jovanovska.

Thekson se në momentin e emërimit për drejtoreshë Klinika ishte në gjendje të keqe.

“Kujdesi intensiv i të sapolindurve për të cilin udhëheqësia paraprake ka qenë në dijeni se disponon vetëm me 22 inkubatorë, ndërsa numri i të pasjellurave pothuajse çdoherë ka qenë dyfish më shumë, por asgjë nuk ka ndërmarrë për relaksim të kësaj situate dhe sigurim të më shumë inkubatorëve”, thekson dr. Jovanovska.

Thekson edhe se ka deficit në pediatër të cilët janë kujdestarë çdo të dytën natë dhe bëjnë përpjekje jashtënjerëzore për të shpëtuar jetë të njerëzve, salla e lindjes, spitali ditor për kiritazh, ambulanta për raste urgjente të cilët punojnë pa ventilim për furnizim me oksigjen të freskët, laboratori të cilat janë të vendosura në kushte substandarde të bodrumeve. Thekson edhe se nuk është bërë kujdes për personelin dhe kështu për pothuajse një vit nga klinika janë larguar tre specialistë anesteziologë të cilët janë deficitarë në shtet gjegjësisht nuk ka asnjë të cilin do të mund të punësojmë, pesë specialistë gjinekologë, si dhe profesor eminent i pensionuar para kohe  që do të thotë nëntë doktorë eminentë.

Për, siç thekson, akuzat dhe spekulimet e nxjerra nga DPMNE-ja në lidhje me vdekjen e foshnjave përmend se bëhet fjalë për shtatzëninë e parë të pacientes me IVF fertilim dhe shkallë të rrezikut për shkak të diabetit gestaciski (të trajtuar me insulinë) dhe hipertension me Cerclage të aplikuar (lidhje e qafës së mitrës). Pacientja paraprakisht tre herë ishte hospitalizuar në Spitalin klinik në Tetovë për shkak të gjakderdhjes gjinekologjike.

Në ndërkohë ka arritur edhe rezultat nga zëvendësimi hemokulturor menjëherë pas lindjes së foshnjës së parë dhe e njëjta konfirmon infeksion të rëndë gjatë lindjes. Për arsyet tjera në mënyrë shtesë do të informohen prindërit, thotë Jovanovska.

Thekson edhe se në afat prej dy javësh është e pamundur të korrigjohen të gjitha mangësitë për të cilat VMRO-DPMNE-ja ka pasur rast të kujdeset për 11 vite të plota, por këtë nuk e ka bërë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat