“Tvrdokorni” sot protestojnë në Shkup

Shkupi

“Tvrdokorni” sot protestojnë në Shkup

Më: 2 shtator 2017 Në ora: 12:03
Ilustrim

Iniciativa qytetare “Tvrdokorni” sot pasite do të mbajë protestë në Shkup, e cila pritet të fillojë nga katedralja “Shën Klimenti i Ohrit” .

“Tvrdokorni” do të kërkojnë lirimin e “patriotëve” të cilët u arrestuan për sulm dhe shkaktim të plagëve gjatë të “enjtes të përgjakshme” më 27 prill në Kuvendin e Maqedoni.

Siç informojnë, ata gjithashtu kanë për qëllim edhe zgjimin e popullit maqedonas kundër shitjes së interesave shtetërore dhe kombëtare nga qeveria e re.

“Të gjithë së bashku të unifikuar në mbrojtje të vlerave të popullit maqedonas, që sa më shpejt ta fitojmë këtë luftë para se të kalojë në diçka edhe më të tmerrshme”, thonë në “Tvrdokorni” në kumtesën e tyre.

Prej atje thonë se marshi i sotëm në Shkup do të jetë thirrje për vetëorganizim dhe kundërshim të siç thonë, tradhëtisë së brendshme dhe sulmeve të jashtme.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat