Me aktivitete të ndryshme shënohet pjesa e dytë e Javës evropiane të lëvizjes në Shkup

Shkupi

Me aktivitete të ndryshme shënohet pjesa e dytë e Javës evropiane të lëvizjes në Shkup

Më: 17 shtator 2017 Në ora: 10:19
Ilustrim

Bashkia e Shkupit sot organizon piknik për biçiklistë që do të mbahet në parkingun në Vodnon e Mesme, nga ora 9:00 deri në ora 13:00, si pjesë e aktiviteteve të pjesës së dytë të Javës evropiane të lëvizjes 2017.

Pas arritjes në parkingun e Vodnos së Mesme, biçiklistët dhe rekreativët do të kenë mundësi të shohin promovim nga shitoret dhe shërbimet për biçikleta nga Shkupi, udhëheqësve për biçiklistë, të hulumtojnë Vodnon me biçikletë ose duke ecur, të zbaviten me programin muzikor dhe aktivitete tjera.

Në periudhën nga ora 9:00 deri në ora 13:00 rruga drejt Vodnos së Mesme do të jetë e mbyllur për komunikacion, si dhe rruga nga “Shën. Pantelemoni” deri në Vodnon e Mesme, përveç për autobusët e NTP Shkupi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat