Shkup, të enjten marsh para qeverisë për ajër të pastër

Shkupi

Shkup, të enjten marsh para qeverisë për ajër të pastër

Më: 18 shtator 2017 Në ora: 12:06
Ilustrim

13 organizata të enjten do të marshojnë në Shkup për ajër të pastër, me fillim në orën 17:00 para objektit të qeverisë. Organizatorët ju bëjnë thirrje atyre që ju pengon ndotja e ajrit që t’u bashkohen.

Të enjten shënohet edhe Dita Botërore e Paqes, të cilën organizatorët e marshit “O2 Koalicioni” dhe ambasada e parë e fëmijëve “Megjashi” do të rikujtojnë për të drejtën e ajrit të pastër.

Organizatorët thonë se edhe përkundër asaj që me Kushtetutën e Maqedonisë amienti i pastër është i garantuar për gjithë qytetarët e vendit, kohën e fundit jemi dëshmitar se realiteti nuk është ashtu.

“Kemi ndotje enorme, numër të madh të të sëmurëve, si dhe raste të vdekjes, drejtpërdrejtë të shkaktuar nga ajri i ndotur në komunat e Maqedonisë”, thonë organizatorët.

Ata shpresojnë që marshi do të mbështetet edhe nga të zgjedhurit e popullit, prej të cilëve presin të mos e shfrytëzojnë për pikë politike.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat