Vjedhje në një këmbimore në Shkup, plagoset pronari

Shkupi

Vjedhje në një këmbimore në Shkup, plagoset pronari

Më: 18 shtator 2017 Në ora: 14:49
Ilustrim

Tre persona të panjohur, prej të cilëve njëri i armatosur me pushkë automatike, ndërsa tjetri me pistoletë, mbrëmë rreth orës 20:20 kanë kryer plaçkitje ndaj pronarit të një këmbimore në qendrën tregtare “Saraj” në Shkup.

Siç informojnë nga MPB-ja, plaçkitja është kryer para këmbimores.

Ndaj pronarit të këmbimores është gjuajtur me armë zjarri, me ç’rast është lënduar në pjesën e të dy këmbëve, ku më pas me automobil është transferuar në Qendrën e Urgjencës në Shkup për t’i ofruar ndihmë mjekësore.

Nga SPB Shkup thonë se po ndërmarrin masa për zbardhje të tërësishme të rastit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat