Në Shkup shënohet Dita botërore e luftës kundër sëmundjes së tërbimit

Shkupi

Në Shkup shënohet Dita botërore e luftës kundër sëmundjes së tërbimit

Më: 30 shtator 2017 Në ora: 16:37
Ilustrim

Me një organizim edukativ-promovues që sot u mbajt në Parkun e qytetit në Shkup, Agjencia për ushqim dhe veterinari shënoi Ditën botërore të luftës kundër tërbimit, sëmundje që është po aq e rrezikshme për njerëzit sa edhe për kafshët.

Nga përfaqësues të Fakultetit për mjekësi veterinare, nga Oda e veterinarëve të Maqedonisë dhe shoqatat vetrinare, u dërgua apel deri te të gjithë qytetarët që kanë qen dhe mace në shtëpitë e tyre, të jenë pronarë të kujdesshëm, ti vaksinojnë kafshët kundës sëmundjes së tërbimi dhe në këtë mënyrë do të ruajnë shëndetin e kafshëve dhe shëndetin e vet.

Në këtë organizim qytetarët kishin mundësi që me kafshët e tyre t’i vizitojnë shoqatat e veterinarëve që ishin pjesë e ngjarjes, ku përveç këshillimeve falas, ata mund të bënin edhe kontrolle të kafshëve të tyre, ndërsa interesim më të madh kishte për marjen e kartelave për zbritje në çmim gjatë vaksinimit të kafshëve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat