Global HR Summit Shkup ngjarje ku Facebook, Unilever prezentuan HR trendet në botë

Shkupi

Global HR Summit Shkup ngjarje ku Facebook, Unilever prezentuan HR trendet në botë

Më: 1 tetor 2017 Në ora: 16:20
Global HR Summit Shkup

Global HR Summit Shkup ngjarje ku Facebook, Unilever, ING Bank dhe Novo Nordisk prezentuan HR trendet në botë

Të premten më datë 29 Shtator në Shkup, me sukses pëfundoi Global HR Summit Shkup ngjarje ku më tepër se 200 delegat kishin mundësi të dëgjojnë nga kompanitë e dalluara botërore për trendet e industrisë së resurseve njerzore, me çfarë vështirësi ato ballafaqohen si dhe për pgoramet për zhvillimin e talenteve.

Pjesëmarrësit kishin mundësi të mësojnë më tepër për zhvillimin e aftësive të lidershipit sipas modelit të Unilever, zhvillimi i programeve për talentat me potencial të lartë sipas Emirates NBD,promovimi dhe menaxhimi i lidershipit sipas Novo Nordisk, përsosja e sistemit të rekrutimit të kuadrove dhe rrjeteve sociale sipas Facebook, si dhe shumë tema tjera nga kompani me renome botërore. Prezantimet i realizuan menaxherët e resurseve njerëzore të këtyre kompanive me renome botërore.

Image

Përveç prezentimit të trendeve nga kompanitë botërore, qëllimi i kësaj ngjarjeje ishte pjesëmarrësit të shkëmbejnë përvojat mes tyre përmes bisedave, shoqërimit dhe punëtorive.

Kjo ngjarje u organizua nga P World në partneritet ekskluziv me KARIERA.

Ne duam të mësojmë, por edhe më tepër, duam të sjellim inovacionin në tregun tonë, siç është edhe kjo ngjarje. Shpresoj se sot të gjithë ne do të mësojmë gjëra të vlefshme që do t’na inspirojnë të krijojmë ambient më të mirë pune në kompanitë tona” theksoi Norik Selimi, themelues i KARIERA.mk gjatë hapjes së ngjarjes.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat