Qytetarët në Shkup përmes protestave kërkojnë rrugë më të sigurta

Shkupi

Qytetarët në Shkup përmes protestave kërkojnë rrugë më të sigurta

Më: 2 tetor 2017 Në ora: 22:17
Qytetarët në Shkup përmes protestave kërkojnë rrugë më të sigurta

Sot para shkollës fillore “Mirçe Acev” në Gjorçe Petrov të Shkupit është mbajtur protestë e qetë për rrugë të sigurta, të organizuara nga iniciativa rinore “Të rinjtë për Gjorçen” dhe këshilli i prindërve të shkollës fillore “Mirçe Acev”.

Qytetarët përmes protestave kërkuan të ndërmerren masa për rrugë më të sigurta, pasi makinat lëvizin me shpejtësi të madhe dhe rrezikojnë jetën e qytetarëve. Në protesta morën pjesë rreth 150 qytetarë.

“Në protestë me vetëiniciativë dhe jozyrtarisht ka kaluar edhe kandidati për kryetar të Komunës së Gjorçe Petrovit”, Aleksandar Naumovski dhe ka mbështetur iniciativën tonë”, thonë organizatorët e protestave.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat