Ministri i Punëve të Jashtme i Luksemburgut për vizitë në Maqedoni

Shkupi

Ministri i Punëve të Jashtme i Luksemburgut për vizitë në Maqedoni

Më: 4 tetor 2017 Në ora: 10:17
Shkup

Ministri i Punëve të Jashtme i Luksemburgut, Zhan Aselborn, sot do të qëndrojë për vizitë pune në Republikën e Maqedonisë.

 Gjatë vizitës, ai do të takohet me ministrin e Punëve të Jashtme Nikolla Dimitrov në të cilin pritet të këmbehen mendime për nivelin e deritanishëm të marrëdhënieve të ndërsjella dhe mundësitë për zhvillim të mëtejshëm të tyre në sferat me interes të ndërsjellë.

Theks i veçantë do të vendoset për aspiratat e Maqedonisë për anëtarësim në BE dhe NATO, si dhe për rolin dhe mbështetjen e Luksemburgut në realizimin e këtij qëllimi strategjik. Në kuadër të vizitës, ministri Aselborn do të realizojë takime edhe me zëvendëskryeministrin e angazhuar për Çështje Evropiane, Bujar Osmani, zëvendëskryeministrin dhe ministër i Punëve të Brendshme Oliver Spasovski, ndërsa do të pritet edhe nga presidenti i Republikës së Maqedonisë, Gjorge Ivaniv, kryetari i Kuvendit Talat Xhaferi dhe nga kryetari i Qeverisë Zoran Zaev.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat