Shkup, kongres ndërkombëtar për cilësinë dhe sigurinë e ushqimit

Shkupi

Shkup, kongres ndërkombëtar për cilësinë dhe sigurinë e ushqimit

Më: 5 tetor 2017 Në ora: 09:17
Ilustrim

Cilësia dhe siguria e ushqimit, shëndeti dhe të ushqyerit, është tema e Kongresit ndërkombëtar “Nutricon 2017”, që prej sot deri pasnesër do të mbahet në Shkup.

Në ditën e parë të kongresit do të mbahet diskutim për ndikimin e innformacioneve për ushqimin, shëndetin dhe të ushqyerit nga Facebook mbi shëndetin e konsumatorëve dhe si shkenca duhet të luftojë me këtë.

Është paralajmëruar pjesëmarrja e mbi 150 mjekëve, inxhinierëve, kompanive, dietolog, përfaqësues qeveritar, institucione ndërkombëtare nga fusha e shëndetësisë, si dhe prodhues të ushqimit cilësor dhe të sigurt.

Kongresi mbahet në bashkëpunim me Grupacionin evropian për inxhinieri higjienike dhe dizajn dhe Iniviativën për harmonizim global.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat