Shilegov: Ujë të shëndetshëm për pije, ajër të pastër dhe të shëndetshëm për qytetarët e Qytetit të Shkupit

Shkupi

Shilegov: Ujë të shëndetshëm për pije, ajër të pastër dhe të shëndetshëm për qytetarët e Qytetit të Shkupit

Më: 8 tetor 2017 Në ora: 20:27
Petre Shilegov

Ekologjia dhe mjedisi jetësor janë prioritetet kryesore të administratës së re të qytetit të cilën do ta kryesojmë në katër vitet e ardhshme

Qytetarëve të Shkupit u nevojitet më shumë gjelbërim, më shumë parqe me qëllim që të gjithë të jetojmë dhe fëmijët tanë të rriten në një mjedis jetësor të pranueshëm, të shëndoshë dhe ekologjik, deklaroi sot Petre Shilegov, kandidati i LSDM-së për kryetar të Qytetit të Shkupit.

Shilegov sot ishte në Matkë, me ftesë të shoqatës humanitaro-ekologjike "Burimi". "Pasi ta marr mandatin, menjëherë do të fillojmë me aktivitete për rregullimin e lokalitetit të Matkës dhe për rregullimin e qendrës sportivo-rekreative "Treska", me qëllim që ta bëjmë më të qasshëm, më të rregulluar, deri tek qytetarët e Shkupit, që të munden këtë pasuri të natyrës ta shfrytëzojnë gjatë tërë vitit, në kushte normale, në mjedis të pastër pa këto shtigje të lëna pas dore, pa barin e papastruar dhe të pakositur, ku shkatërrohet infrastruktura e plotë e këtij kompleksi", deklaroi Shilegov. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat