Ali Ahmeti sonte pritet ta dridhë sheshin Skënderbej në Shkup

Shkupi

Ali Ahmeti sonte pritet ta dridhë sheshin Skënderbej në Shkup

Më: 9 tetor 2017 Në ora: 16:25
Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim Ali Ahmeti

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim Ali Ahmeti sot do të realizojë takime me banorët e Çairit ku pritet të vizitojë shumë vende përfshirë këtu edhe Çarshinë e vjetër të Shkupit.

Rruga e plastikave, Bit Pazari do jenë disa nga vendbanimet e shumta që Ahmeti pritet ti vizitojë me çrast do të bashkëbisedojë me shumë qytetarë të Çairit. 

Ahmeti bashkë me personalitete të lartë të Bashkimit Demokratik për Integrim e posaçërisht me të rinjtë e Çairit do të japin fjalën banorëve të Çairit se KONTRATA e Visarit do të realizohet për 4 vjet . Pikërisht, Çarshia dhe sheshi Skënderbej sonte në ora 18:00 do të jenë vendi ku mijëra çairas do ta vërtetojnë mbështetjen për kandidatin e Bashkimit Demokratik për Integrim për kryetar të komunës së Çairit Visar Ganiu duke e vulosur KONTRATËN.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat