Alarmante: Ja sa arrin numri i foshnjeve të vdekura në Klinikën Gjinekologjike të Shkupit

Shkupi

Alarmante: Ja sa arrin numri i foshnjeve të vdekura në Klinikën Gjinekologjike të Shkupit

Më: 11 tetor 2017 Në ora: 13:37
Ilustrim

Brenda nëntë muajve, në Klinikën Gjinekologjike në Shkup kanë vdekur gjithsej 127 foshnja.

Nga Inspektorati Sanitar Shtetëror, pas kontrollit në këtë klinikë, thonë se janë vërejtur mungesa të inkubatorëve në të cilët janë vendosur nga dy fëmijë.

Po ashtu ka mungesë edhe të kuadrit, si anestezeologë, infermiere, neonatologë, histopatalogë.

“Klinika ka në disponim 25 inkubatorë, ndërkaq gjatë kohës së inspeksionit të hospitalizuar kanë qenë 49 foshnja. Nga aspekti i kuadrit të të punësuarve në bllokun e kujdesit intensiv dhe postintensiv është konstatuar se nuk ka numër të mjaftueshëm të infermiereve. Për të porsalindurit kujdesen katër infermiere në ndërrimin e parë dhe dy neonatologë, ndërkaq në ndërrimin e dytë dhe të tretë njëjtë, katër infermiere dhe dy neonatologë pediatër, ku njëri prej tyre është i angazhuar edhe në bllokun akusherik”,- deklaroi drejtoresha e Inspektoratit shtetëror sanitar, Irina Sotirova – Buhova.

Por, drejtoresha e Klinikës së gjinekologjisë thotë se problemet janë trashëguar nga udhëheqësia e kaluar dhe premton përmirësim të kushteve.

“Në procedurë është marrja e disa pajisjeve, si p.sh.: ventilimi apo pastruesi i ajrit, dhe kjo duhet të bëhet menjëherë, sepse duhet të rrënohet i gjithë sistemi i ventilimit, pasi gabim është instaluar që nga ndërtimi i saj”,- tha drejtoresha e Klinikës së gjinekologjisë, Viktoria Jovanovska.

Inspektimi i jashtëzakonshëm i Inspektoratit shtetëror sanitar në Klinikën gjinekologjike u realizua pas vdekjes së paradokohshme të katër foshnjave të porsalindura.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat