Vazhdojnë reduktimet, këto pjesë të Shkupit do të mbesin pa energji elektrike

Shkupi

Vazhdojnë reduktimet, këto pjesë të Shkupit do të mbesin pa energji elektrike

Më: 12 tetor 2017 Në ora: 15:24
Ilustrim

Pa energji elektrike nesër në periudhën prej orës 06.00 e deri më 11.00, do të mbesin ndërtesat në bulevardin Bosnjë e Hercegovinë, ndërsa ndërprerje të shkurta do të ketë në objektet në zonën industriale Vizbeg: Medika, Kolid Aneta, Alma M, Bliv, Eurobuls, Data Pons, Musli Kompani, MAK KAB, Gipsar, si dhe një pjesë e konsumatorëve të Momin Potokut, kumtoi QRMK Shkup.

Në periudhën prej orës 08.30 e deri më 10.00, energji elektrike nuk do tëkenë një pjesë e konsumatorëve të rrugës “Cërvena Voda” në komunën Qendër, prej orës 09.00 e deri më 11.00, konsumatorët e nënrrugës 1 – “Bllaga voda” në lagjen “Stopanski Dvor” në komunën Gjorçe Petrov, ndërsa prej orës 09.00 e deri më 12.00 konsumatorët e rrugës 1, 6 dhe 7 në fshatin Batincë.

Pa energji elektrike prej orës 09.00 e deri më 13.00 do të jenë një pjesë e konsumatorëve të rrugëve „Pariska“ dhe „Prashka“, ndërsa prej orës 11.00 e deri më orën 15.00 konsumatorët e rrugës „Kozle“ me nr.18 deri në numrin 26 në komunën e
Karposhit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat