MPB: Incident në një vendvotim në Shkup

Shkupi

MPB: Incident në një vendvotim në Shkup

Më: 14 tetor 2017 Në ora: 23:13
MPB

Një anëtar i Këshillit zgjedhor në vendovotimin 2546 në Sh.F “Kirili dhe Metodi” ka paraqitur sot incident në polici.

Si që ka deklaruar zëdhënësi i MPB-së Toni Angellovski, personi S.S, anëtar i Këshillit zgjedhor ka lajmëruar se ka pasur zënkë verbale.

“Pasi anëtarët e Këshillit zgjedhor kanë përfunduar me votimin e të moshuarve dhe personave të pafuqishëm, kanë sjellë kutinë me fletëvotime me qëllim të përmbyllin votimin. Në atë moment ka ardhur personi T.B, dhe ka ftuar personin S.S, në oborrin ku ka filluar zënka që t’i kërcënohet me fjalë të ndyta dhe sharje me çka është larguar në drejtim të panjohur”, ka thënë për MIA, Angellovski.

Punohet në zbardhjen e rastit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat