Zgjidhen kryetarët në katër komuna të Shkupit, të tjerët shkojnë në rrethin e dytë

Shkupi

Zgjidhen kryetarët në katër komuna të Shkupit, të tjerët shkojnë në rrethin e dytë

Më: 16 tetor 2017 Në ora: 16:33
Shkup

Në raundin e parë nga zgjedhjet lokale, kryetarë komune kanë marrë tre nga gjithsej 10 komunat e Shkupit, ndërsa e qartë është se edhe një komunë e Shkupit do të bëhet me kryetar komune në raundin e parë. Për komunat e tjera do të votohet në raundin e dytë që do të mbahet më 29 tetor.

Mandate për kryetarë komune në raundin e parë morën Aleksandar Naumovski nga LSDM-ja në Gjorçe Petrov me 53,71 për qind të votave të fituara, Stefan Bogoev në Karposh me 57,38 për qind dhe Sasha Bogdanoviq në Komunën Qendër me 63,46 për qind, ndërsa e qartë është se në komunën e Aerodromit do të fitojë Zlarko Marin i cili deri më tani ka 52,18 për qind nga 94,62 për qind të votave të përpunuara dhe kryeson para Ivica Konevskit i cili ka 43,24 për qind.

 Në Komunën e Çairit pas raundit të parë Visar Ganiu nga BDI-ja fitoi 38,91 për qind, ndërsa Zeqirja Ibrahimi nga Lëvizja BESA fitoi 33.5 për qind. Ata do të shkojnë në raundin e dytë që do të mbahet më 29 tetor. Raund të dytë do të ketë edhe në komunën e Sarajit, pasi Blerim Bexheti nga BDI-ja në raundin e parë fitoi 48,24 për qind kundrejt Bashkim Bakiut nga Lëvizja BESA me 27,76 për qind.

 E qartë është se raund të dytë do të ketë në Kisela Vodë ku deri më tani janë përpunuar 95,12 për qind të votave. Sipas të dhënave në këtë komunë, i ngushtë është dallimi midis Filip Temelkovsit nga LSDM-ja i cili ka 49,67 për qind dhe Johan Tarçullovski nga VMRO-DPMNE-ja me 45,27 për qind.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat