11 aksidente, 3 të lënduar rëndë në Shkup

Shkupi

11 aksidente, 3 të lënduar rëndë në Shkup

Më: 1 nëntor 2017 Në ora: 10:32
Ilustrim

Një këmbësor dhe një bashkudhëtar janë lënduar më rëndë në tre prej gjithsej 11 aksidenteve të regjistruara gjatë ditës së djeshme në rajonin e SPB Shkup.

Në gjashtë aksidente lëndime të lehta kanë marrë gjashtë persona, ndërsa në dy është shkaktuar dëm material.

Siç informon MPB, gjatë ditës së djeshme policia e trafikut ka zbuluar dhe sanksionuar një numër të madh të kundërvajtjeve. Dy shoferë kanë kaluar në dritë të kuqe të semaforit, 19-të shoferë të cilët e kanë drejtuar automjetin pa patentë shoferi, gjegjësisht të paregjistruar, ndërsa nëntë e kanë folur në celular. Janë sanksionuar edhe 11 këmbësorë të cilët kanë kaluar jashtë vendkalimit të shënuar për këmbësorë, gjegjësisht në dritë të kuqe të semaforit. Janë kapur edhe 54 automjete të parkuara në mënyrë jo të rregullt.

Me ndihmën e automjetit special karrotreci janë larguar 58 automjete.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat