Konstituohet sot Këshilli i Qytetit të Shkupit

Shkupi

Konstituohet sot Këshilli i Qytetit të Shkupit

Më: 2 nëntor 2017 Në ora: 08:49
Shkup

Këshilli i Qytetit të Shkupit sot do ta mbajë mbledhjen e parë konstitutive në përbërje të re pas zgjedhjeve lokale.

Këshilli së pari duhet t’i zgjedhë kryetarin dhe anëtarët e Komisionit për verifikim, çështje të mandateve, mirënjohjeve, parashtresave dhe ankesave të Këshillit të Qytetit të Shkupit, e më pas të verifikohen mandatet e këshilltarëve të Këshillit të Qytetit të Shkupit nga zgjedhjet lokale. 

Pikë e mbledhjes konstitutive është edhe zgjedhja e kryetarit të Këshillit të Qytetit të Shkupit. Në Këshillin e ri të Qytetit të Shkupit, LSDM ka 21 anëtarë, VMRO-DPMNE 17, BDI 3, BESA dy, ndërkaq Aleanca për Shqiptarët dhe E Majta nga një.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat