Dhjetë aksidente dje në Shkup, gjashtë persona lëndohen më lehtë

Shkupi

Dhjetë aksidente dje në Shkup, gjashtë persona lëndohen më lehtë

Më: 2 nëntor 2017 Në ora: 10:39
Ilustrim

Gjashtë persona janë lënduar më lehtë në gjashtë nga gjithsej 10 aksidente trafiku të regjistruara gjatë 24 orëve të fundit në rajonin e SPB Shkup. Në katër janë shkaktuar dëme materiale.

Siç informon MPB-ja, gjatë ditës së djeshme policia e trafikut ka zbuluar dhe sanksionuar një numër më të madh të kundërvajtjeve. Dyzet e dy shoferë kanë lëvizur me shpejtësi më të madhe se sa e lejuara, dy janë shkyçur nga komunikacioni për shkak të vozitjes nën ndikim të alkoolit, gjashtë nuk i kanë respektuar rregullat për tejkalim, dy kanë kaluar në dritë të kuqe të semaforit, ndërsa 16 kanë qenë pa patentë shoferi, gjegjësisht me automjet të paregjistruar.

Janë sanksionuar edhe 16 këmbësorë të cilët kanë kaluar jashtë kalimit të shënuar për këmbësorë, gjegjësisht kanë kaluar në dritë të kuqe të semaforit. Janë sanksionuar 72 automjete të parkuara në mënyrë jo të rregullt.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat