Biznesmeni Enver Maliqi emërohet nënkryetar i Shkupit

Shkupi

Biznesmeni Enver Maliqi emërohet nënkryetar i Shkupit

Më: 17 nëntor 2017 Në ora: 15:46
Enver Maliqi

Biznesmeni i njohur nga Shkupi, pronar i kompanisë Gemak Trade, Enver Maliqi është zëvendëskryetari i ri i Shkupit.

Siç informojnë autoritetet e qytetit kryebashkiaku i Shkupit Petre Shilegov emëroi Enver Maliqin për zëvendës të tij. Maliqi është këshilltar i Qytetit të Shkupit nga radhët e BDI-së dhe menaxher i kompanisë “Gemak Trade”. Enver Maliqi, më herët përmes një letre drejtuar opinionit, kishte sqaruar arsyet pse ka vendosur të kyçet në politike pas një përvoje të gjatë dhe të suksesshme në botën e biznesit. Ai ndër të tjera ka thënë se Shkupi mban në vete potencialin e metropoleve botërore dhe se pikërisht për këtë i duhen njerëzit me përvojë për të çuar përpara projektet me rëndësi. Maliqi i cili është ndër figurat më të rëndësishme shqiptare në Maqedoni, kandidoi në listën e këshilltarëve BDI-së për qytetin e Shkupit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat