Shkup, 12 aksidente komunikacioni gjatë ditës së djeshme

Shkupi

Shkup, 12 aksidente komunikacioni gjatë ditës së djeshme

Më: 6 dhjetor 2017 Në ora: 15:37
Ilustrim

Një person është lënduar më rëndë në njërin nga gjithsej 12 aksidentet e regjistruara gjatë ditës së djeshme në rajonin e SPB Shkup.

Në dhjetë aksidente më lehtë janë lënduar 13 persona, ndërsa në njërin është shkaktuar dëm material.

Nga MPB-ja informojnë se dje policia rrugore ka zbuluar dhe sanksionuar një numër të madh të kundërvajtjeve, mes të cilëve njëzet e pesë shoferë kanë lëvizur me shpejtësi më të madhe se e lejuara dhe dy shoferë të cilët kanë kaluar në dritën e kuqe të semaforit.
 
Nga komunikacioni janë përjashtuar tetë shoferë, që e kanë drejtuar para se të marrin të drejtën e drejtimit të automjetit motorik, si dhe dhjetë shoferë për shkak të skadimit të vlefshmërisë së lejes së qarkullimit dhe një automjet që ka pasur probleme teknike.
 
Janë sanksionuar edhe dhjetë këmbësor, të cilët kanë kaluar jashtë vijave të shënuara për ta. Janë hasur edhe 90 automjete të parkuara në mënyrë të papërshtatshme. Me ndihmën e automjetit special karrotrec, janë larguar 80 automjete.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat