Ish ministri Pishtar Lutfiu “ka lënë” rreth 20 mijë euro në restorante në Shkup

Shkupi

Ish ministri Pishtar Lutfiu “ka lënë” rreth 20 mijë euro në restorante në Shkup

Më: 11 dhjetor 2017 Në ora: 20:09
Pishtar Lutfiu

Mijëra euro për hotele, fluturime dhe restorante luksoze. Funksionarët nuk mendojnë shumë për harxhimet kur paguajnë me kartelat zyrtare, të cilat mbushen me paratë e qytetarëve.

Një hulumtimi i Qendrës për gazetari hulumtuese,SCOOP-it tregoi se jo vetëm në Ministrinë e Financave, por funksionarët e Maqedonisë në përgjithësi nuk bëjnë dallim midis parave shtetërore dhe atyre personale. Parat e buxhetit i përdorin edhe për nevojat e tyre jozyrtare.

Dokumentet të cilat i posedon SCOOP-i zbulojnë se ata në përgjithësi flenë në hotele luksoze, paguajnë VIP fluturimet më të shtrenjta, frekuentojnë në kafenetë elitare, hanë dreka dhe darka vetëm në restorante elitare dhe nga butikët e modës blejnë vetëm veshmbathje të brendit.

Dhe çdo gjë do të ishte në rregull në qoftë se e bënin atë me paratë e tyre, e jo me paratë e qytetarëve.
Gjatë hulumtimit është bërë një inspektim në kartelat zyrtare të funksionarëve të ministrive për 6 vitet e kaluara.Sipas informatat e marra me anë të Ligjit për qasje të lire deri te informatat e karakterit publik, mbi 20 mijë euronga kartela zyrtare ka harxhuar Ministri i Arsimit dhe Shkencës, Pishtar Lutfiu gjatë mandatit të tij nga 5 prill e vitit 2016 deri më 1 qershor të vitit 2017.

Lutfiu ka qenë mysafir i rregullt në restorantet dhe kafenetë në Shkup, ndër të cilat “Fish”, “Furna”, “Meriot Distrikt”, “Aleksandija” , “Vodenica Mulino”, “Dukat” dhe “Stoun Brixh”.
Për hotelet në Kosovë, Gjermani, Austri dhe Greqi, Lutfiu ka harxhuar rreth 2.300 eurosh.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat