Shkup, 17 vjeçari përdhunon dy fëmijë të moshës 10 dhe 9 vjeçare

Shkupi

Shkup, 17 vjeçari përdhunon dy fëmijë të moshës 10 dhe 9 vjeçare

Më: 16 dhjetor 2017 Në ora: 17:26
Ilustrim

Një 17-vjeçar nga Shkupi përdhunoi një djalë 10-vjeçar dhe 9-vjeçar, njoftojnë nga Ministria e Punëve të Brendshme.

“Një grua 40-vjeçare nga rrethinat e Shkupit dje në orën 16:15 në stacionin policor në Shkup ka raportuar se një djalë 17 vjeçar kishte sulmuar seksualisht djalin e saj 10-vjeçar. 

Për të njëjtin incident, në të njëjtin stacion policor në orën 9.40, një grua tjetër 48-vjeçare, poashtu nga Shkupi ka njoftuar se i njëjti person,17-vjeçar, në muajin gushtit, si dhe para 10 ditëve, kishte ndërhyrë seksualisht me djalin e saj nëntë vjeçar . 17-vjeçari është fqinji i tyre, dhe në momente sa herë që i gjente fëmijët në rrugë, i thirrte ata në bodrumin e fqinjit të tyre dhe kryente veprime seksuale atje”, thonte nga Ministria e Punëve të Brendshme.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat