Katër të lënduar dje në Shkup

Shkupi

Katër të lënduar dje në Shkup

Më: 19 dhjetor 2017 Në ora: 10:37
Ilustrim

Katër persona janë lënduar më lehtë në dy nga gjithsej gjashtë aksidente të regjistruara gjatë ditës së djeshme në rajonin SPB të Shkupit.

Në katër aksidente është shkaktuar dëm material. Nga MPB informojnë se dje policia e trafikut ka zbuluar dhe sanksionuar një numër të madh të shkeljeve. Nëntë shoferë kanë lëvizur me shpejtësi më të madhe nga e lejuara, pesë shoferë kanë kaluar në udhëkryq në dritë të kuqe dhe dy shoferë nuk u kanë dhënë përparësi këmbësorëve për të kaluar.

Nga trafiku janë përjashtuar dy shoferë janë përjashtuar nga trafiku para se ta marrin të drejtën për drejtim të automjetit dhe gjashtë shoferë fillestarë, si dhe shtatë automjetet të paregjistruara. Janë sanksionuar edhe një këmbësor i cili ka kaluar jashtë vendkalimeve për këmbësorë, dhe tre kanë kaluar në dritë të kuqe. Janë hasur edhe 67 automjete të parkuara në mënyrë të parregullt. Me ndihmën e automjetit special “karrotrec” janë larguar 81 automjete. Sektori për parandalim pranë SPB Shkup në suaza të aksionit trafiko-edukues “T’i mbrojmë fëmijët në trafik” do të realizojë punëtori edukative me nxënës të klasës së katërt të SHFK “Goce Dellçev” e cila ndodhet në rajonin e Komunës Ilinden.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat