Ndotja e ajrit, nga nesër transporti publik falas në Shkup

Shkupi

Ndotja e ajrit, nga nesër transporti publik falas në Shkup

Më: 27 dhjetor 2017 Në ora: 16:36
Ilustrim

Prej sot filloi zbatimi i masave urgjente kundër ndotjes së ajrit. Ministria e Ambientit Jetësor mëngjesin e sotëm njoftoi se gjatë ditës së djeshme dhe të sotme është shënuar nivel i ndotjes mbi 200 mikrogram për metër kub, duke alarmuar autoritetet për aktivizimin e masave të paralajmëruara nga ana e Qeverisë.

Qyteti i Shkupit tanimë kumtoi se transporti publik në kryeqytet do të jetë pa pagesë derisa sa të zgjasë kjo gjendje, ndërkohë që urdhëroi Ndërmarrjen Publike Komunale të fillojë me pastrimin intensiv të rrugëve, ndërkaq të punësuarit e Qytetit të Shkupit të shfrytëzojnë autobusët apo transportin e organizuar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat