Drejtësia në Maqedoni, kryefjalë edhe në vitin 2018

Shkupi

Drejtësia në Maqedoni, kryefjalë edhe në vitin 2018

Më: 30 dhjetor 2017 Në ora: 22:06
Shkup

Po të kishte mënyrë për të numëruar, shprehja “Reforma në gjyqësor”, me siguri do të ishte njëra prej frazave më të përmendura nga politikanët dhe nga gazetarët në vitin 2017. Debati lidhur me këtë korpus të çështjeve zgjatën thuajse tërë vitin.

Por, madje në ditët para se numëruesit të shkoj drejt 2018-ës, pushteti i ri arriti të bëjë disa ndryshime të ligjeve dhe të hartojë strategji – se çfarë më tutje. Nuk do të ketë prerje të mëdha, që do të thotë se nuk ka rizgjedhje të përgjithshme të gjykatësve, nuk ka shkarkime të Këshillit Gjyqësor ose nga ana tjetër, zgjedhje të gjykatësve që nuk e kanë mbaruar “Akademinë”. Sipas rekomandimeve të Brukselit, në vend të revolucionit, reforma do të jetë evoluim. Por, a do të sjellë kjo qasje drejtësi më cilësore në vitin 2018?

"Zgjidhjet ligjore edhe deri tani nuk ishin të këqija. Gjyqësori fitoi shumë mundësi për të qenë i pavarur. Edhe gjyqësori në vendet tjera përballet me presion nga pushteti ekzekutiv, por di se si t’i rezistojë. Këshilli gjyqësor në momentalisht punon në mënyrën e njëjtë, vetëm se tani përsëri për pushtetin, njëjtë siç punonte paraprakisht për pushtetin dhe gjithmonë e bën këtë. Nëse nuk e ndryshojmë këtë dhe nuk kërkojmë përgjegjësi nga njerëzit që e bëjnë këtë. Nuk do të ketë asgjë prej reformave" – deklaroi Zvonko Davidoviq, avokat.

Viti 2017 ishte edhe vit i ndryshimeve të rëndësishme kadrovike në gjyqësor. Në krye të Supremes erdhi Jove Vangellovski, ndërsa kryetar i Gjykatës Penale në Shkup u bë Ivan Xholev. Maqedonia u bë edhe me prokuror të ri shtetëror me Lupço Jovevski, ndërsa paraprakisht kryetar i ri i Këshillit të Prokurorëve Publik, u bë Kole Shteriev.

"Njeriu i vetëm që fliste dhe bëri të ditur për problemet dhe pësoi pasoja dhe dëme për veten ishte kryetari aktual i Gjykatës Penale, askush tjetër. Kështu që nuk mund të pres që njerëzit të cilët kanë marrë pjesë, ndoshta jo në mënyrë aktive, por në heshtje kanë marrë pjesë dhe kanë mundësuar që të tjerët ta sjellin gjyqësorin në këtë nivel, nuk mund të pres që t’i zbatojnë reformat" - theksoi Zvonko Davidoviq, avokat.

A po shkon Maqedonia drejt rrugës që duhet të sigurojë drejtësi më të mirë dhe më efikase, do të jetë e ditur tashmë në muajin prill. Atëherë do të publikohet Raporti i Komisionit Evropian për përparimin e vendit. Por, kjo do të jetë vetëm faqja e parë e udhëtimit që me siguri do të zgjasë edhe në vitet e ardhshme.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat