Sektori i Punëve të Brendshme në Shkup ka ngritur kallëzim penal kundër personave J.K (19) dhe N.Gj (18), që të dy nga Shkupi, të cilët akuzohen për veprën penale ”vjedhje të rënda”.
E kallëzuara e parë akuzohet për tre vjedhje të rënda, që përfshihen në Nenin 236 dhe 261. Ndërkaq, i akuzuari i dytë kallëzohet penalisht për tetë vjedhje të kategorizuara në vjedhje të rënda, vjedhje të rënda të dhunshme dhe vjedhje, të gjitha këto ta përfshira në Nenet 236, 236/3 dhe 235.
Të kallëzuarit kanë fituar në mënyrë të paligjshme mbi 3000 euro. Veprat penale janë kryer nga muaji mars e deri në muajin tetor të vitit që sapo lamë pas.