Edhe përkundër ndalesave, ndizen zjarre për Buzmin në Shkup

Shkupi

Edhe përkundër ndalesave, ndizen zjarre për Buzmin në Shkup

Më: 6 janar 2018 Në ora: 10:50
Shkupi

Edhe përkundër apeleve të ndryshme nga pushteti dhe Kisha Ortodokse deri tek qytetarët, përsëri zjarret për festën e Buzmit u ndezën në disa lokacione të Shkupit.

Bashkia e Shkupit apeloi tek qytetarët që të përmbahen nga ndezja e zjarreve, me qëllim që të mbrohet ambienti jetësor.

Kryetarët e gjitha komunave të Shkupit edhe këtë vit sollën vendim edhe për shpërndarjen e drunjve nga komunat, me qëllim që të pengohet ndotja e ajrit në kryeqytet.

Qytetarët zjarret kanë mundur t’i paraqesin në linjën telefonike 193.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat