Gjashtë persona të lënduar në një aksident komunikacioni në Shkup

Shkupi

Gjashtë persona të lënduar në një aksident komunikacioni në Shkup

Më: 21 janar 2018 Në ora: 16:40
Ilustrim

Në një aksident komunikacioni në Shkup janë lënduar gjashtë persona, informojnë nga MPB.

Sipas informatave të policisë, dje rreth orës 1 e 20 minuta në rrugën “Gjorçe Petrov”, pas udhëkryqit me rrugën “Vasill Iljovski” ka ndodhur aksident komunikacioni mes veturës “Mini Cooper” me targa të Shkupit, e drejtuar nga E.M.(25) nga Shkupi dhe veturës “Seat Altea” me targa të Shkupit, e drejtuar nga A.A.(18) nga Shkupi.

Si pasojë e aksidentit vozitësja E.M. ka marrë lëndime të rënda trupore, e cila është dërguar në Klinikën “Nënë Tereza” ku është mbajtur për trajtim të mëtutjeshëm. Vozitësi i veturës tjetër, A.A. poashtu ka marrë lëndime trupore. Lëndime trupore kanë pësuar edhe bashkëudhëtari në “Mini Cooper”, D.S.(25) nga Shkupi, si dhe tre udhëtarët në “Seat Altea”, B.V.(20), XH.S.(29) dhe A.A.924).

Ekip policore nga SPB Shkup kanë kryer ekspertizë në vendin e ngjarjes dhe punohet për zbardhjen e plotë të rastit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat