“Deponi e re” po krijohet në qendër të Shkupit

Shkupi

“Deponi e re” po krijohet në qendër të Shkupit

Më: 23 shkurt 2018 Në ora: 21:10
Foto ilustrim

Në vendin që është i paraparë për park dhe gjelbërim në qendër të Shkupit, po shihet një deponi. Por kjo nuk është e gjitha, pasi parku është vendstrehim për rreth 50 persona, të cilët një kohë të gjatë jetojnë atje, duke mbijetuar me mbledhjen e shisheve plastike.

Qytetarët nga rrethina, thonë se ndjejnë keqardhje për problemet e qytetarëve të tillë, ndërsa kanë frikë se ai vend mund të shndërrohet në vend për përhapjen e sëmundjeve.

Nga Bashkia e Shkupit dhe Komuna Qendër paralajmëruan se ky vend do të kthehet në hapësirë të gjelbërt, por nuk dihet fati i qytetarëve rom të cilët aktualisht jetojnë në këtë park.

Ministria e Punës dhe Politikës Sociale për TV24 ka thënë se atyre familjeve ju është ofruar ndihmë, por ata kanë refuzuar.

Ata janë vizituar edhe nga Kryqi i Kuq, prej ku thonë se ndihma e shkurtë nuk është e mjaftueshme. Sipas tyre, duhet të përgatiten programe të veçanta për këtë kategori njerëzish.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat