Rrihet para banesës së tij shqiptari ortodoks Branko Sinadinovski

Shkupi

Rrihet para banesës së tij shqiptari ortodoks Branko Sinadinovski

Më: 5 mars 2018 Në ora: 15:47
Branko Sinadinovski

Në lagjen Aerodrom të Shkupit, para banesës së tij është rrahur sot Branko Sinadinovski, një personalitet i njohur i shqiptarëve ortodoks të Maqedonisë, njofton Zhurnal.

Ende nuk është bërë e ditur arsyeja e rrahjes së tij, përveç asaj që raportohet se e njëjta ka ndodhur në mes të ditës.

Për Zhurnal nga Ministria e Punëve të Bredëshme (MPB) thonë se po punohet në zbardhjen e rastit, ndërsa vetë zëvendës ministry i MPB-së, Agim Nuhiu ka vizituar Sinadinovskin në shtëpinë e tij. Zhurnal ekskluzivisht një foto nga vizita zv/ministrit Nuhiu në shtëpinë e Sinadinovskit menjëherë pas rrahjes së tij.

Atij i është dhënë ndihma e parë mjekësore, ndërsa ekipet mjekësore po konstatojnë lëndimet e tij nga kjo rrahje.

Përndryshe, Sinadinovski është ligjëruesi universitar me prejardhje nga Beliçica e Rekës së Epërme nga rajoni i Mavrovës në Maqedoni, së fundmi doli publikisht dhe deklaroi prejardhjen e tij etnike. Ai është themelues i Bashkësisë fetare të shqiptarëve ortodoksë në Maqedoni. Sinadinovski është autor i disa librave.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat