Aksion për pastrimin e gjitha deponive të egra në Shkup

Shkupi

Aksion për pastrimin e gjitha deponive të egra në Shkup

Më: 15 mars 2018 Në ora: 22:10
Foto ilustrim

Bashkia e Shkupit do të ndërmerr masa për pastrimin e deponive të egra si dhe pastrimin e rrugëve.

Me pastrimin do të ndërmerret ndërmarrja publike e qytetit, “Higjiena Komunale, Parqe dhe Gjelbërime” ku me të punësuarit në këto ndërmarrje dhe me makinerinë e tyre do të jenë të gatshëm të pastrojnë rrugët.

Bashkia e Shkupit bënë thirrje tek të gjithë qytetarët, që çdo deponi të egër që mund të shohin të dërgojnë fotografi dhe lokacionin në aplikacionin Viber.

“Prej sot të gjithë qytetarët e ndërgjegjshëm do të mund të raportojnë deponi të egra në qytetin e Shkupit duke dërguar fotografi dhe lokacion në numrin e “Viberit” 070-270-557 ose duke dërguar porosi në faqen zyrtare në Facebook “Qyteti i Shkupit”, tha Valon Saliu nga Bashkia e Shkupit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat