Më herët u publikua një informacion se në Qendrën e Klinikave të Shkupit ka një mjet radioaktiv dhe për këtë Novatv ka pyetur Qeverinë e Maqedonisë se kur do të largohet ky material vdekje-nxitës.
Bëhet fjalë për kobalt 60 që me vite është i vendosur në Klinikën për onkologji.
Për të larguar këtë material Qeveria e Maqedonisë ka kërkuar ndihmë në SHBA kurse më vonë është arritur ujdi me Agjencinë për energji atomike në OKB me zyrë në Vienë.
Nga agjensioni për radio-aktivitet kanë njoftuar se ky material më së voni do të largohet deri në qershor të këtij viti.