Mbrëmë në Shkup tetë persona të lënduar nga nëntë aksidente trafiku

Shkupi

Mbrëmë në Shkup tetë persona të lënduar nga nëntë aksidente trafiku

Më: 23 mars 2018 Në ora: 10:05
Ilustrim

Mbrëmë dhjetë vozitës janë sanksionuar për tejkalim të shpejtësisë, tetë persona janë përjashtuar nga komunikacioni, tetë janë kapur pa leje të vozitjes dhe një vozitës fillestar.

Janë përjashtuar nga komunikacioni gjithashtu edhe 12 vozitës, pesë prej tyre me probleme teknike dhe shtatë të paregjistruar.

Policia kishte marrë masa për parakalim të paligjshëm për 74 automjete, ndërsa marimanga kishte ngritur 73 prejt tyre.

Janë marrë masa për dy persona për tejkalim të semaforave në dritë të kuqe dhe një për parakalim jo të rregullt.

Sot njësia për parandalim pranë SPB-së në Shkup, do të zhvilloj punë edukative në shkollën fillore “Vera Ciriviri Trena” në komunën e Karposhit, me nxënësit e klasës së dytë dhe të katërt fillore, në kuadër të projektit të edukimit të trafikut “Le të mbrojmë fëmijët në trafik”. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat