Punëtorët e pazarit të Shkupit, tre muaj pa rrogë

Shkupi

Punëtorët e pazarit të Shkupit, tre muaj pa rrogë

Më: 27 mars 2018 Në ora: 12:14
Shkup

Tanimë tre muaj punëtorët në pazarin e Shkupit nuk kanë marrë rroga. Ata thonë se mezi ia dalin mbanë, ndërsa për herë të fundit ishin paguar në muajin dhjetor. Kompania nuk ua paguan as kontributet, ndërsa janë të obliguar që për sigurim shëndetësor të paguajnë privatisht.

Mbrëm punëtorët janë takuar me udhëheqësit e kompanisë që të kërkojnë që t’ua paguajnë muajt e kaluara, por nga takimi kishin dalur të zhgënjyer. Nuk besojnë se do t’u paguhen së shpjeti muajt e ngelur, ndërsa nga drejtori nuk u dha shume detaje për shkakun e vonesës së pagimit të rrogave.

Puntorët nga pazari i Shkupit deklaruan se kanë dhënë afat që deri me 1 prill t’u paguhen kontibutet shëndetësore, ndërsa deri me 15 prill t’u paguhen rrogat për muajt ngelur.

“Kemi pasur takim sepse nuk janë dhënë rrogat në rregull, sepse nuk kemi pasur sigurim shëndetësor. Kemi dhënë kusht që të fillojë pagimi i rregullt i rrogave të kaluara, si dhe sigurimi shëndetësor sepse disa prej nesh janë të sëmurë, ndërsa disa kanë edhe fëmijët e tyre të sëmurë. Ja pra këtë kërkojmë”, deklaroi për televizionin Tellma një nga puntorët e pazarit të Shkupit.

Pas takimit, kompania deklaroi se kanë pasur humbje në rrjetin e shitjes me pakicë, ku ka vëshitrësuar gjendjen e kompanisë. Ata deklaruan se kanë marrë vendim për mos shitjen në rrjetin me pakicë dhe vendosjen në një hapësirë tjetër për blerësit.

“Për këtë janë paraqitur vonesa në pagesën e rrogave, por pas reduktimit të shpenzimeve presim një stabilitet financiar dhe pagesat e rrogave në një kohë sa më të shkurt”, shkruajn nga pazari i Shkupit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat