Një burrë 55-vjeçar është hedhur nga kati i katërt në një banesë në Shkup.
Policia ka njoftuar se i lënduari me automjetin e Ndihmës së Shpejtë është dërguar në Klinikën për Anestezion, Reanimacion dhe Mjekim Intensiv.
Ngjarja ka ndodhur mbrëmë vonë, ndërsa rrethanat dhe motivet ende të panjohura. Rastin në polici e ka paraqitur bashkëshortja e tij, me inicialet B. N.