Rregullimi i parkut të qytetit në Shkup drejt finalizimit

Shkupi

Rregullimi i parkut të qytetit në Shkup drejt finalizimit

Më: 15 prill 2018 Në ora: 14:07
Ilustrim

Pas nivelimit të tokës dhe instalimit të sistemit nëntokësor të ujitjes në parkun e madh të qytetit, në anën e djathtë të lumit Vardar, punët dalë ngadalë shkojnë drejt finalizimit. Për momentin punohet në rregullimin e shtegut të këmbësorëve, respektivisht shtrimi me pllaka bekatoni.

“Pranverën do ta quaja stina e ndërmarrjes sonë. Jemi duke rregulluar të gjitha sipërfaqet e gjelbra, bëjmë mbjelljen e drunjve dekorativë, do të vendosen ulëse të reja dhe do të bëjmë të mundur që qytetarët e Gostivarit ta shijojnë stinën e pranverës ashtu siç duhet”, theksoi Muzafer Zulbeari, drejtor i NP “Parkingje dhe Gjelbërime”, ndërmarrje kjo e cila realizon projektin në fjalë.

Krahas rregullimit të parkut të qytetit, punohet rregullisht edhe në përmirësimin e gjendjes me gjelbërimin në të gjitha sipërfaqet tjera publike, siç janë oborret e banesave kolektive, qarkoret, brezi i gjelbër i bulevardeve, parqet e vogla nëpër qytet dhe sipërfaqet tjera publike, si dhe mënjanohet vegjetacioni i padëshiruar përgjatë rrjedhës së lumit Vardar dhe përskaj rrugëve lokale dhe rajonale në territorin e komunës së Gostivarit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat