Shtypet me makinë një 10-vjeçar në Gjorçe Petrov, banorët mblidhen në protesta

Shkupi

Shtypet me makinë një 10-vjeçar në Gjorçe Petrov, banorët mblidhen në protesta

Më: 15 prill 2018 Në ora: 22:01
Ilustrim

Në një aksident që ndodhi sot në orën 19:15 në rrugën “Boris Sarafov” në lagjen Gjorçe Petrov në Shkup, është lënduar një fëmijë rreth moshës 10-vjeçare.

Rasti është paraqitur në Njësitin për informacione dhe komandë në Bashkinë e Shkupit.

Sipas informacioneve të para, fëmija është shtypur nga një makinë “Opel Astra” me targa të Shkupit, ndërsa menjëherë pas aksidenti ai është dërguar në Qendrën për Urgjendë në Shkup, por akoma nuk dihet shkalla e lëndimeve.

Policia për A1on ka konfirmuar se për momentin një grup qytetarësh janë mbledhur para shkollës, në shenjë proteste.

Përndryshe, para disa javëve në të njëjtën rrugë ishte shtypur me makinë një fëmijë tjetër 10-vjeçar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat