Tumoret në kanalet e frymëmarrjes prej neser në Pulmologji do të hiqen pa intervenim kirurgjik

Shkupi

Tumoret në kanalet e frymëmarrjes prej neser në Pulmologji do të hiqen pa intervenim kirurgjik

Më: 15 prill 2018 Në ora: 23:53
Ilustrim

Në Klinikën Universitare për Pulmologji të hënën dy pacientëve duhet t’u hiqet tumor në kanalin bronkial me ndihmën e krio sondës përmes rrugës së ngrirjes dhe futjes të bronkosopit, pa u bërë hapje kirurgjike me operacion. Me këtë evitohet operacioni klasik për heqjen e tumoreve në rrugët e frymëmarrjes.

Drejtori i Klinikës, Dejan Dokiq për MIA-n deklaroi se me zbatimin e kësaj metode në Klinikë do të fillojë të funksionojë qendra e parë referente për bronkoskopi intervente.

“Metodën do ta realizojnë mjekë nga Klinika të cilët janë edukuar në Detroit, Hamburg, ndërsa një pjesë ishin edhe në Slloveni. Kemi edhe aparat i cili është argon plazmë nëse ka gjakderdhje, ndërsa ka balonë me të cilët mund të ndërpritet gjakderdhja”, tha dr. Dokiq.

Nga Klinika presin që në vit të kenë nga 50 deri në 100 pacientë. Në rajon nuk ka një sistem të këtillë avancues i cili është praktikë në gjithë Evropën, ndërsa pacientët që të marrin një trajtim të këtillë janë të detyruar të shkojnë në Beograd, Sofje ose Athinë, ku ky intervenim paguhet. Nga Klinika do të kërkojnë që Fondi për Sigurim Shëndetësor t’i mbulojë shpenzimet për të siguruarit, ndërsa pritet të vijnë edhe pacientë privatë nga Serbia Jugore, Kosova dhe Shqipëria.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat