Zaev: Kemi punuar për marrjen e rekomandimit pa kushte nga KE-ja

Shkupi

Zaev: Kemi punuar për marrjen e rekomandimit pa kushte nga KE-ja

Më: 16 prill 2018 Në ora: 14:56
Zoran Zaev

Është fakt se kemi punuar dhe me të vërtet Maqedonia meriton rekomandim pa kushte nga Brukseli, dekalaroi sot kryeministri Zoran Zaev në lidhje me shpalljen e raportit të Komisionit Evropian (KE) dhe ardhjes në Shkup të përfaqësueses së Lartë për Punë të Jashtme dhe Siguri Politikë, Federica Mogherini dhe eurokomisarit Johannes Hahn.

“Të rëndësishme për mua janë fjalët e rekomandimit, se për ne do të jenë inkurajim ose dekurajim. Kjo është e rëndësishme edhe për qytetarët dhe për të gjithë proceset reformuese. Pas këtij rekomandimi Maqedonia vazhdon me reformat. Nëse vërtet vërtetohet ajo se çka është punuar, presim rekomandim të pastër pa kushte. Besoj se me meritë do ta marrim dhe kjo do të jetë një motivim për vazhdimin e më tejshëm të reformave, deklaroi Zaev pas përfundimi të seancës gjyqësore për rastin “Ryshfeti”. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat