Shkup, vetëm mbrëmë janë ndaluar 252 shoferë nën ndikim të alkoolit

Shkupi

Shkup, vetëm mbrëmë janë ndaluar 252 shoferë nën ndikim të alkoolit

Më: 21 prill 2018 Në ora: 14:50
Policia e Maqedonise

Ministria e Punëve të Brendshme njofton se mbrëmë prej orës 23:00 deri 05:00 të mëngjesit ka realizuar kontrolle në komunikacion në rajonin e SPB Shkup, me qëllim që të zbulojë dhe sanksionojë shoferët të cilët kanë drejtuar makinat nën ndikim të alkoolit.

“Gjithsej janë kontrolluar 1234 shoferë. 726 shoferë janë testuar për alkoolin, ndërsa prej tyre 248 kanë rezultuar pozitiv në test, gjegjësisht kanë pasur prani të tepruar të alkoolit në gjak. Gjithashtu janë konstatuar edhe 252 shkelje tjera”, thonë nga MPB.

Nga MPB thonë se do të vazhdojnë me kontrollet dhe aksione të tilla në periudhën e ardhshme, sidomos në territorin e kryeqytetit.

MPB apelon tek qytetarët të respektojnë rregullat në komunikacion, me qëllim që të rritet siguria nëpër rrugë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat