Ish-sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Robertson nesër në Shkup

Shkupi

Ish-sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Robertson nesër në Shkup

Më: 23 prill 2018 Në ora: 21:03
Lord Robertson

Një delegacion i lartë i diplomatëve të shquar, i kryesuar nga ish-sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Lord Robertson, nesër do të qëndrojë në Shkup.

Delegacioni do të pritet prej kryeministrit Zoran Zaev, kumtoi sot pasdite Kabineti i tij.

Në delegacion do të jenë edhe Rosen Plevneliev, ish-president i Republikës së Bullgarisë, Lordi Kristofer Geid, ish-sekretar privat i Mbretëreshës së Mbretërisë së Bashkuar, ambasador dhe anëtar i Këshillit Atlantik, Alen Le Roa, ambasador i Republikës së Francës, Gjenerali Berni Vajt Spaner ish-Komandant i forcave tokësore britanike, Zoran Çiçak, këshilltar i Punëve të Jashtme, Mark Lejti, ish-këshilltar special për komunikime i Sekretarit të Përgjithshëm dhe zëdhënës i NATO-s, si edhe Sara Badenom si përfaqësuese e Dejmon Vilson, Zëvendëskryetari i Këshillit Atlantik të SHBA-së.

Për nesër pasdite është caktuar konferencë e përbashkët për shtyp, për të cilën do të mbahet edhe panel diskutim në të cilin do të marrin pjesë ministrja e Mbrojtjes, Radmilla Shekerinska, Xhorxh Robertson, Rosen Plevneliev dhe Alen Le Roa.

Në mbrëmje, në organizim të Kabinetit të Kryeministrit, për delegacionin e lartë do të organizohet pritje në të cilën nikoqir do të jetë kryetari i Qeverisë, Zoran Zaev.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat